Këngëtarja e njohur njofton se është shtatzënë për herë të parë: “Surprizë”

Këngëtarja e njohur njofton se është shtatzënë për herë të parë: “Surprizë”

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja e njohur Halsey njoftoi të gjithë ndjekësit së është shtatzënë, njofton Insajderi.

Ajo dhe partneri i saj skenaristi Alev Aydin po presin fëmijën e saj të parë.

“Surprizë”, shkruan ajo në postim ku ka ndarë një mori fotografish ku prezanton edhe barkun e saj të rrumbullakosur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Dyshja për herë të parë nxiti thashetheme për romancë në fillim të janarit kur Halsey postoi një foto të tij në Instagramin e saj. Sidoqoftë, dyshja ende nuk kishin folur për statusin e tyre të marrëdhënies, deri më tani. /Insajderi.com