Këngëtarja Grimes do të paraqitet në një video lojë si karakter fiktiv

Këngëtarja Grimes do të paraqitet në një video lojë si karakter fiktiv

Një prej lajmërimeve të fundit lidhur me një video lojë të re të quajtur Cyberpunk 2077, ka treguar që loja do të përfshijë karakterin e këngëtare Grimes që aty do të quhet Lizzy Wizzy.

Më parë në këtë lojë ishte përfshirë edhe aktori Keanu Reeves si karakteri kryesor.

Gjatë një lansimi live, këngëtarja tregoi më shumë për karakterin e saj.

“Unë luaj një këngëtare të muzikës pop që bëri vetëvrasje në skenë, prandaj ata e bënë një operim të shpejtë dhe i zëvendësuan trupin me cybernetics kur ajo ishte e vdekur për një orë. Ajo arriti të përfundojë performancën si një cyborg. Kjo ishte një prej performancave më të mira që janë bërë ndonjëherë”.

Në këtë lojë do të përshihet edhe këngë Miss Anthropocene si soundtrack, këngë kjo që u lajmërua në Game Awards në Los Angeles./Insajderi.com