Këngëtarja i kundërvihet ish-vjehrrit, kërkon paratë ai fitoi në shpinë të saj

Këngëtarja i kundërvihet ish-vjehrrit, kërkon paratë ai fitoi në shpinë të saj

Kelly Clarkson iu kundërvë kompanisë së saj të menaxhimit prej 13 vjetësh, “Starstruck Management Group”, e cila është në pronësi të babait të ish-bashkëshortit të saj, njofton Insajderi.

Kompania në fjale ngriti një padi kundër saj në shtator duke pretenduar se ajo i detyrohet më shumë se 1.4 milion dollarë komisione të papaguara këtë vit , përveç 1.9 milion dollarëve që ajo tashmë ka paguar.

Në një peticion pune të paraqitur në 20 tetor dhe të marrë nga revista PEOPLE, këngëtarja pretendon se Starstruck Management Group shkeli Kodin e Punës në Kaliforni për “prokurimin, ofrimin, premtimin ose përpjekjen për të siguruar punësim ose angazhime” për të pa marrë më parë një licencë pune.

Pra, ajo argumentoi, çdo dhe të gjitha marrëveshjet – përfshirë kontratën e tyre verbale të raportuar në të cilën ajo pranoi t’u paguante atyre 15% komision për fitimet e saj bruto – të “deklaroheshin të pavlefshme dhe të pazbatueshme”.

Clarkson argumentoi se ajo nuk ka pse të paguajë Starstruck komisionin që ata po kërkojnë dhe se çdo para që ajo u ka paguar atyre më parë duhet të kthehet.

Beteja e vazhdueshme ligjore vjen pas ndarjes së Clarkson nga Brandon, me të cilin ajo ka dy fëmijë: vajzën River Rose, 6 vjeçare dhe djalin Remington Alexander, 4 vjeçar. /Insajderi.com

Burimi: People