Jo të gjithë artistët e kanë profesion muzikën, për disa mbetet vetëm hobi.
Kështu ka ndodhur edhe për këngëtaren nga Peja Antigona Bajrami, e cila është rritur në Gjermani.
Edhe pse e suksesshme, këngëtarja e njohur krahas muzikës ka edhe profesione të tjera.
Bajrami punon si infermiere dhe shofere autobusi, punë të cilën e bën me shumë përkushtim.
Ndryshe, ajo njihet për disa këngë: “Të kanë mashtru”, “Sa më pëlqen”, “A e ke pa, a ke pa a ke ni”.