![Këngëtarja kosovare shpenzoi 10 mijë euro vetëm për një veshje](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/leonora-600x331-1-730x440.jpg)
Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun.
Leonora është një nga këngëtaret që çdo herë ka marrë komente pozitive për paraqitjet e saj kudo.
Në faqen “What they wearin”, janë publikuar çmimet marramendëse të veshjes së Leonorës për një fotografi që e ka postuar së fundi në Instagram.
Palltoja e markës “Max Mara” kap kushton 3.700 Euro, çanta “Channel” 6.200 Euro, ndërsa çizmet “Louis Vuitton” kapin shifrën prej 1.100 eurosh.
Sa i përket projekteve muzikore, “Simpatia e Shkollës” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga ajo në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.
![](https://gazetablic.com/wp-content/uploads/2020/01/111-768x497-1-696x450-1.jpg)