Këngëtarja Demi Lovato martohet me të dashurin Max Ehrich vetëm pas muajsh që e ka takuar.
Këngëtarja ka lajmëruar për martesën e saj përmes llogarisë në Instagram.
Ish ylli I Disney-yt ka publikuar një fotografi ku të dy shihen shumë të dashuruar me përshkrimin:
“Kur isha e vogël, babai im më quante “little partner”- një fjalë që tingëllon çuditshëm pa akcentin e tij jugor. Kjo për mua kishte kuptim të përsosur, por sot unë zyrtarisht do të bëhem partnerja e dikujt tjetër. Max Ehrich, e dija që të dua në momentin që të takova.
Ishte një përjetim që nuk mund të ia përshkruaj dikujt që nuk e përjetuar vetë, por fatmirësisht edhe ti e ndjeve të njejtën gjë. Kurr nuk jam ndjerë e dashur pa kushte (përpos prindërve të mi). Ti nuk më shtyn të bëhem asgjë tjetër pos vetes. Dhe më bën të dëshiroj të jem versioni më i mirë i vetes.”
Ceremonia e fejesës u mbajt në një plazh të mrekullueshëm. Demi ndau foto nga fejesa e saj, për të cilat mori shumë urime nga fansat dhe miqtë e saj./Insjaderi.com