Kënga e saj “Bad guy” është kthyer në hitin e momentit, duke thyer rekorde klikimesh dhe Billie Eilish është një ndër këngëtaret më të komentuara të momentit.
Ajo ndiqet në Instagram nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila duket se i ka rënë në sy këngëtares amerikane.
Në rrjet po qarkullon një foto që ka çmendur fansat, pasi këta të fundit kanë vënë re se Billie Eilish ka pëlqyer njërin prej postimeve të Erës, duke i bërë fansat të shpresojnë për bashkëpunimin mes vajzave.