Gjëra të frikshme mund të ndodhin kur je një person i famshëm.
Billie Eilish është duke marrë një mbrojtje afatgjatë të urdhëruar nga gjykata kundër një fansi të fiksuar që ajo thotë se vazhdonte të shfaqej në shtëpinë e saj, njofton Insajderi.
Një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Qarkut në Los Anxhelos sapo bëri urdhrin e kufizimit të përkohshëm të Billie-t një të përhershëm për 3 vitet e ardhshme. Urdhri, i dhënë të enjten, e ndalon burrin të përpiqet të kontaktojë ose të vijë brenda 100 metrave afër këngëtares ose prindërve të saj.
Billie mori një urdhër ndalimi të përkohshëm muajin e kaluar pasi pretendoi se Prenell Rousseau filloi të shfaqej pa ndalë në rezidencën e saj, duke hedhur maskën e fytyrës në oborrin e saj dhe duke prekur dorezat e derës dhe derën pa doreza – duke frikësuar pa masë këngëtaren dhe prindërit e saj.
Urdhri i ndalimit të përhershëm gjithashtu ndalon Rousseau-në të sulmojë ose ngacmojë Billie-n dhe familjen e saj, ose të mos afrohet pranë vendeve të saj të punës.
Burimi: TMZ