Këngëtarja shqiptare që jep intervista vetëm nëse e paguajnë

Këngëtarja shqiptare që jep intervista vetëm nëse e paguajnë

Derisa po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tash e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë.

Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj, në spektaklin Dance With Me në Shqipëri, sot ka dhënë një deklaratë të fuqishme.

Mes tjerash, derisa po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tash e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë.

“Tash e tutje të gjithë gazetarët që kanë interes të bëjnë intervistë me mua do të duhet të paguajnë. Dhe mendoj se si unë duhet të veprojnë të gjithë këngëtarët tjerë, që ta vlerësojnë veten më shumë” ka thënë Hadërgjonaj, në këtë emision pjesë e jurisë, shkruan KultPlus.com

Hadërgjonaj është këngëtare tash e disa vite dhe duket se është indinjuar pak me punën e medieve. Ajo ka treguar se pos në Kosovë ku ka dhënë së fundmi një intervistë, preferon të rrijë larg medieve, ndërsa tash e tutje kërkon pagesë për çdo kuriozitet të gazetarëve karshi saj. / KultPlus.com