Këngëtarja paditet për 1.4 milion dollarë nga kompania e vjehrrit të saj

Këngëtarja paditet për 1.4 milion dollarë nga kompania e vjehrrit të saj

Para pak muajsh, këngëtarja e njohur, Kelly Clarkson dha lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Brandon Blackstock, kanë filluar procedurat e divorcit – por duket se gjithçka ka marrë një kthesë të keqe.

Starstruck Management Group, i cili është në pronësi të babait të Blackstock, ka ngritur padi kundër këngëtares.

Të martën, firma ngriti një proces gjyqësor në Gjykatën Supreme të Los Angeles, duke pohuar se këngëtarja u detyrohet atyre 1.4 milion dollarë komision të papaguar nga shfaqjet e saj televizive.

Sipas “Entertainment Tonight”, kompania me bazë në Nashville ka përfaqësuar Clarkson për 13 vitet e fundit dhe u pagua një komision prej 15% për fitimet e saj bruto, njofton Insajderi.

Padia pretendon se Clarkson i ka paguar firmës 1.9 milion dollarë këtë vit, por i ka borxh edhe 1.4 milion dollarë të tjerë, dhe se ajo “me gjasë” do t’u detyrohet rreth 5.4 milionë dollarë deri në fund të vitit 2020 në komisionet e vlerësuara.

Procesi gjyqësor e akuzon atë për shkelje të një marrëveshje gojore.

Këngëtari u martua me Brandon Blackstock, i cili gjithashtu është një menaxher talentesh në Starstruck, në vitin 2013 dhe bëri kërkesë për divorc në qershor.

Çifti ka dy fëmijë: vajza River Rose Blackstock, 6 vjeçare dhe djali Remington Alexander Blackstock, 4 vjeçar. /Insajderi.com