Këngëtarja përfundon në spital pasi bie në overdozë në dhomën e hotelit

Këngëtarja përfundon në spital pasi bie në overdozë në dhomën e hotelit

Këngëtarja amerikane Tamar Braxton ka përfunduar në spital në LA pasi është gjetur e pavetëdijshme në dhomën e hotelit të saj.

Këngëtarja është gjetur nga  dashuri i saj David Adefeso në dhomën e hotelit ku po qëndronte, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ai e thirri emergjencën, duke pohuar që Tamar kishte pirë dhe kishte marrë një sasi të panjohur të tabletave të përshkruara nga mjeku.

David mendon që kjo mund të ishte një tendencë për vetëvrasje.

Zëdhënsja e familjes Braxton thotë : “Tamar kishte një ditë shumë të vështirë dhe emocionale, në ditët e ardhshme do të japim më shumë info rreth këtij rasti. Ju lutem lutuni për të.”/Insajderi.com