Këngëtarja po tejkalon ndarjen nga i fejuari duke biseduar me alienë

Këngëtarja po tejkalon ndarjen nga i fejuari duke biseduar me alienë

Pse të shohësh filma romantik apo të hash akullore, ndërsa vuan nga një ndarje e dhimbshme? Mund të flasësh me alienë, ashtu si këngëtarja, Demi Lovato.

Demi Lovato me anë të një postimi në llogarinë e saj, ndaj me ndjekësit se ajo së fundmi ka kaluar pak kohë në Joshua Tree me Dr. Steven Greer – një nga autoritetet më të shquara të botës në temën e UFO-ve, inteligjencës ET dhe fillimit të kontaktit paqësor me civilizimet e ET ”, sipas përshkrimit së tij në Instagram, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

“Gjatë dy muajve të fundit unë kam gërmuar thellë në shkencën e ndërgjegjes dhe kam përjetuar jo vetëm paqe dhe qetësi siç nuk kam njohur kurrë, por gjithashtu kam qenë dëshmitar i pamjeve më të thellë si në qiell ashtu”, shkroi këngëtarja.

Lovato, së bashku me Greer dhe ekipin e tij CE5 (Takime të Afërta të Llojit të Pestë), janë duke inkurajuar vetëm një për qind të popullsisë së botës për të “medituar dhe për të bërë kontakte” me të huajt në mënyrë që qeveritë të detyrohen të “pranojnë të vërtetën për jetën jashtëtokësore midis neve”.

Ajo nuk tregoi se për çfarë bisedoi me alienët, por mund të supozojmë vetëm se ajo i kontaktoi ata në muajt e fundit të saj dramatik nga përfundimi i fejesës së saj deri në lansimin e një kënge të ngarkuar politikisht. /Insajderi.com