Së fundmi, këngëtarja shqiptare Ana Kabashi po kalon disa ditë pushimi, dhe sipas postimeve të saj në Instagram, ajo kohën më të madhe po kalon duke lexuar veprën “Otello” të autorit anglez, William Shakespeare, njofton Insajderi.
“Ajo që është e bukur dhe krenare, që është e urtë dhe me lajka nuk gënjehet, që është e mençur po me gojë se rrëfen… #shekspeare,”- shkruan Kabashi kur duhet të kishte shkruar Shakespeare ose të paktën të shkruante versionin e shqipëruar të emrit, që rastisë të jetë i shkruar në kopertinën e librit që po lexon.
Më pas ajo ka publikuar edhe një tjetër postim ku drejtohet ndjekësve me pyetjen, “Cili është libri juaj i preferuar?”, ku përsëri ka shkruar gabim emrin e autorit.
Ishte ky një detaj që nuk u iki as ndjekësve të saj, që vërshuan komentet e saj me kritika. /Insajderi.com