Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa thyen edhe një rekord tjetër

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa thyen edhe një rekord tjetër

Vajzat shqiptare nuk kanë të ndalur këtë vit, pasi që sukseset po i pasojnë njëra pas tjetrës.

E njëra nga to është Dua Lipa, e cila po vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme në çdo aspekt të fushës së muzikës, ku po arrin të fitojë çdo çmim që është e nominuar.

Arritja e saj e radhës ka të bëjë pikërisht me hitin e saj, “Levitating” që po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë.

Në këtë mënyrë ajo ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që qëndron kaq gjatë në këtë listë, gjithsej 41 javë.

“Levitating” është një projekt i  bashkëpunuar me reperin amerikan, DaBaby, që është publikuar në tetor të vitit të kaluar dhe po arrin një sukses të jashtëzakonshëm.

Më herët, ajo ka shënuar rekord tjetër me këngën e saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Mjaft e lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, ku shprehi gjithë gëzimin që i kishte dhuruar ky sukses. /Insajderi.com