Një emër relativisht i ri në industrinë e muzikës, Valza Zhegrova një vajzë 17 vjecare u bë sensacion me videot e saj të postuara online, teksa rikrijonte këngët më të famshme. Nuk do të shkonte shumë gjatë dhe ajo do të nënshkruante një kontratë muzikore me “Mixey Music”, njofton Insajderi.
Por me anë të një postimi në llogarinë e saj Instagram, një ditë pas lansimit të këngë së rë “Ai”, këngëtarja njoftoi të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj se ajo po shkëputej nga muzika, për të ndjekur rrugën akademike.
“Muzika ka qene dhe do mbetet njëra nder pasionet e mia te veçanta, por pas një angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta përfundoj karrierën time ne muzike dhe te vazhdoj rrugëtimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike”, shkruan ndër tjerash ajo në postimin e saj.
Ajo këtë eksperiencë 2-vjecare e cilëson si shumë të veçantë në jetën e saj dhe falënderon të gjithë ata që e përkrahën. Zhegrova nuk theksoi se kjo shkëputje do të jetë e përhershme, ndonëse një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë, marrë parasysh dashurinë që gëzon nga publiku i saj. /Insajderi.com