Këngëtarja shqiptare pranon se ka bërë ndërhyrje estetike që nga viti 2010

Këngëtarja shqiptare pranon se ka bërë ndërhyrje estetike që nga viti 2010

Këngëtarja shqiptare, Ingrit Gjoni,  ka folur për pamjen e saj fizike.

E ftuar në “E Diell” ajo pohoi për herë të parë në ekran se ka kryer ndërhyrje estetike.

“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe” ka treguar Gjoni.

“Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp”, ka vazhduar më tej ajo duke u shprehur se buzëve të bëra ia ka parë hajrin.