Këngëtarja shqiptare rrëfen se si përfundoj në polici për një videoklip

Këngëtarja shqiptare rrëfen se si përfundoj në polici për një videoklip

Këngëtares shiqptare, Ronela Hajati,  një videoklip i kishte hapur telash të madh me institucionet vendore. Ky rast i kishte ndodhur kur ajo e kishte xhiruar videokilipin “A don si kjo”.

Performuesit  ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe.

Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.

Ronela Hajati e ftuar këtë të mërkurë në Soirée ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”- ka treguar Ronela Hajati.