
Këngëtarja Taylor Swift, ka dhënë donacion mbi 25 mijë euro për një student në Londër që po përpiqej të rriste fonde për të bërë para që të paguajë kurset e matematikës në Universitetin e Warwick, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Studentja Vitoria Mario, kishte hapur një faqe për rritjen e fondeve dhe aty tregon se si po jeton që katër vjet në Britani të Madhe prejse kishte ardhur nga Portugalia.
“Isha duke u brengosur tepër shumë për para, çfarë duhet të bëj dhe nëse më duhet të kërkoj punë? Prandaj ajo (Swift) bëri ëndrrën time realitet”.
Këngëtarja amerikane i ka shkruar edhe një mesazh Vitorias në faqen e saj ku edhe ka konfirmuar donacionin e saj.
“Vitora e pash rastësisht faqen tënde dhe e lexova storien tënde. Jam shumë e inspiruar nga përkushtimi yt për të bërë ëndrrat tua realitet. Dua të jap pjesën e mbetur të parave që të duhen. Paq fat me gjithçka që bën. Shumë dashuri për ty, Taylor”, ka shkruar Swift në mesazhin e saj për studenten.