Këngëtarja zgjedhë një mënyrë të pazakontë për të konfirmuar ndarjen

Këngëtarja zgjedhë një mënyrë të pazakontë për të konfirmuar ndarjen

Disa të famshëm dalin me një deklaratë duke konfirmuar ndarjen, disa të tjerë nuk e adresojnë farë por, këngëtarja, Jessie J zgjodhi komplet një mënyrë të pazakontë për të lajmëruar se është beqare.

Në një video që publikoi  në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet duke zënë planin e plotë të kamerës me vithe për të bërë twerk, e ndër të tjerash, shkruan, “Beqaria në pandemi”, duke lënë të kuptohet se ajo është ndarë përfundimisht nga aktori, Channing Tatum, njofton Insajderi.

Pastaj u bënë thirrje ndjekësve të saj të mos e marrin videon shumë seriozisht, sepse ajo thjesht po kënaqet.

Çifti tashmë i ndarë, jo rrallë herë kanë qenë kryefjala e tabloideve, për lidhjen e tyre. Dyshja janë parë herë bashkë e herë vetëm për disa muaj kur ndarja e tyre e parë që ndodhi në dhjetor të vitit 2019 dhe më pas përsëri prill të vitit 2020.

Me postimin e saj, ajo konfirmoi se ndarja e fundit paska qenë edhe finalja. /Insajderi.com

Jessie J CONFIRMS breakup with Channing Tatum through Instagram; Talks  about 'Single life in a pandemic' - CelebsYou