Kësaj here, Youtube nuk do të vazhdojë traditën e fundvitit

Kësaj here, Youtube nuk do të vazhdojë traditën e fundvitit

Që nga viti 2010, Youtube ka publikuar një video të titulluar “Rewind”, që mbledh 365 ditët e vitit në brenda disa minutave. Por këtë vit, platforma gjigante ka zgjedhur ta anashkalojë traditën, njofton Polygone, transmeton Insajderi.

“Që nga viti 2010, ne kemi mbyllur vitin me ‘Rewind’: një vështrim në krijuesit, videot dhe tendencat më me ndikim të vitit”, shkroi një përfaqësues i platormës në Twitter. “Rewind ishte gjithmonë për qëllim të ishte një festë për ju”.

“2020-ta ishte ndryshe. Nuk duket e rrugës të mos e trajtojmë si të tillë. Kështu që po distancohemi nga tradita këtë vit. E dimë se shumë gjërat e mira që kanë ndodhur në vitin 2020 janë fal jush. Keni gjetur një mënyrë për t’i ngritur njerëzit lart, t’i ndihmoni dhe i keni bërë për të qeshur. Ju e bëtë një vit të vështirë vërtet më të mirë”.

E qartazi, një video që na kujton vitin 2020 nuk është diçka që na duhet tani. /Insajderi.com