Një ekzekutues i lartë i HBO Max ka zbuluar për herë të parë se si në rikthimin e “Sex and the City” planifikon të shpjegojë mungesën e dukshme të Samantha Jones: “Miqësitë zbehen”.
“Ashtu si në jetën reale, njerëzit vijnë në jetën tuaj, njerëzit largohen”, tha Casey Bloys, zyrtare kryesore e përmbajtjes së HBO Max, për TV Line, njofton Insajderi. “Miqësitë zbehen dhe fillojnë miqësitë e reja. Kështu që mendoj se e gjitha është shumë sqaruse për fazat reale, fazat aktuale të jetës”.
Bloys tha se seriali i ri “SATC”, i titulluar “And Just Like That”, ka të bëjë vetëm me rritjen – pavarësisht se u përfol se kishte një zënkë mes aktoreve Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall që u kthyen kundër njëri-tjetrit mes një breshërie kritikash dhe thumbash. /Insajderi.com