Kështu duket shtëpia e Kate Middleton dhe Princit William në fshat

Kështu duket shtëpia e Kate Middleton dhe Princit William në fshat
Burimi i fotografisë: Getty Images

Vëmendje, të gjithë ata që mendojnë se Kate Middleton dhe Princi William jetojnë brenda sallave të shenjta dhe dhomave gjigante të Pallatit Buckingham! Kjo nuk është e vërtetë.

Kate dhe William zakonisht jetojnë në një apartament në Pallatin Kensington (është më pak një “apartament” dhe më shumë si një pallat gjigand), por kohët e fundit, ata kanë kaluar shumicën e kohës në shtëpinë e tyre në fshat, Anmer Hall, shkruan Cosmpolitan, transmeton Insajderi.

Në të kaluarën, Kate dhe William rrinin në Anmer Hall vetëm gjatë pushimeve dhe fundjavave, kur fëmijët e tyre nuk ishin në shkollë. Por ata kanë kaluar më shumë kohë se zakonisht në fshat gjatë pandemisë së Coronavirus-it.

Kështu duket shtëpia ‘modeste’ Anmer Hall:

Kjo ishte një dhuratë martese për çiftin nga Mbretëresha. Sigurisht u deshën pa renovime që kushtuan 1.5 milion funta, e cila u pagua nga mbretërit (jo nga taksapaguesi britanik) dhe përfshinte një çati të re, një kuzhinë të re dhe një ton pemësh të reja për t’u siguruar që Will dhe Kate kishin privatësi të mjaftueshme.

Ata jetuan atje me kohë të plotë nga viti 2013 në 2017 kur William ishte pilot dhe u zhvendos në Pallatin Kensington në mënyrë që Princi George të fillonte shkollën dhe ata të ishin më afër disa prej angazhimeve të tyre mbretërore. /Insajderi.com