Kështu ia shpreh dashurinë Alban Skenderaj gruas së tij

Kështu ia shpreh dashurinë Alban Skenderaj gruas së tij

Çifti i njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur ishujt luksozë, Maldive, për të kaluar disa ditë jo-produktive nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të vajzës së tyre të vogël.

Herë pas here, dyshja kanë ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga pushimet, duke treguar çastet e bukura që po kalojnë së bashku.

E tillë është fotografia e fundit që Albani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur teksa mban mbi shpinë bashkëshorten e tij.

View this post on Instagram

Perjetesia vlen me pak se nje dite me ty ?

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtari është bërë tejet romantik duke e shoqëruar fotografinë me fjalët ” Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty”.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet e fansave, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për harmoninë që ata gëzojnë me njëri-tjetrin.