Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku ka vite që është duke jetuar në Turqi.
Së fundi ajo ka vendosur që të kalojë disa ditë në Kosovë, por më të ardhur është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Morena përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.
“Kështu të presin në Kosovë, jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm, kuptohet!”- ka shkruar Morena me ironi.
Projekti i fundit i Morenës është “Alexander”, i lansuar 10 muaj më parë.
Kënga deri më tani numëron afro 500 mijë klikime në platformën Youtube./Insajderi.com