Këta janë 8 filmat e nominuar si më të mirët në “Oscars 2021”

Këta janë 8 filmat e nominuar si më të mirët në “Oscars 2021”

Pavarësisht një viti ku kinematë mbetën kryesisht të mbyllura dhe shumë filma i shtynë datat e tyre të shfaqjes për shkak të pandemisë, kishte shumë filma të rinj që bënë jehonë tek shikuesit, ndezën biseda dhe morën vëmendjen e votuesve të Oskarit.

Tetë filmat e nominuar për fotografinë më të mirë në ceremoninë e Oskarëve të së dielës pasqyrojnë gamën e larmishme të filmave të njohur këtë sezon çmimesh, duke trajtuar tema të rëndësishme dhe në kohë të tilla si raca, sulmet seksuale, imigracioni dhe lidhjet familjare, shkruan WWD, transmeton Insajderi.

Filmi: “The Father”

Një burrë, teksa demenca i përkeqësohet, dyshon te familja dhe vetja dhe refuzon ndihmën duke humbur kontrollin mbi realitetin.

“Judas and the Black Messiah”

Historia e vërtetë e vrasjes së kryetarit të Partisë Black Panther, aktivistit Fred Hampton, pasi dikush bëhet pjesë e lëvizjes me urdhër të FBI-së.

“Mank”

Skenaristi i alkoolizuar Herman J. Mankiewicz përpiqet të përfundojë skenarin për “Citizen Kane”.

 “Minari”

Një familje koreane që lëviz në Arkansas në kërkim të ëndrrës amerikane.

 “Nomadland”

Pasi humb gjithçka, një grua vendos të jetojë si nomade.

“Promising Young Woman”

Asgjë në jetën e Cassie-t nuk është ashtu si duket.

“Sound of Metal”

Drama e një bateristi heavy metal që humbet papritur dëgjimin.

 “The Trial of the Chicago 7”

Filmi bazohet te gjyqi famëkeq i vitit 1969 për shtatë të pandehur të akuzuar nga qeveria federale për komplot dhe më shumë.