DJ Dagz e DJ PM janë dyshja që kanë bërë emër në estradën shqiptare falë bashkëpunimeve me disa prej artistëve të njohur në Kosovë dhe Shqipëri.
Të ftuar në emisionin “Review me Nora Haxhën”, që të dy këta kanë treguar shumë nga jeta personale, nisur nga ajo se si janë bërë reperë e deri tek lindja e shoqërisë mes tyre.
Përderisa po flisnin për njoftimin mes vete, në një çast DJ Dagz i drejtohet moderatores si me shaka duke i thënë “Po edhe flemë mes veti”, duke iu referuar shokut të tij, Pajtim Krasniqit i njohur si DJ PM, shkruan Insajderi.
Kujtojmë që kënga e fundit e DJ Dagz & DJ PM mbanë titullin “Kce Sonte” dhe është bashkëpunim i dyshes me këngëtarin shqiptar, Young Zerka.
Dyshja kanë sjellë bashkëpunime më parë edhe emra të tjerë të estradës të tillë si Elinel, Lindon, Morena Taraku, Vesa Smolica, Genc Prelvukaj, S4MM e Yll Limani.
Review – 01.02.2020Dy DJ seksistë të estradës, shokojnë me deklarata për femrat
Gepostet von RTV Dukagjini am Samstag, 1. Februar 2020
Emisionin “Review” mund ta shikoni në faqen zyrtare të “Review” në Facebook dhe po ashtu edhe në kanalin zyrtar në GjirafaVideo, apo edhe në YouTube.
Gjithashtu, për të gjithë ju që keni interes për t’u informuar me më të rejat në showbiz, mund ta ndiqni “Review” edhe në “Instagram” duke klikuar > KËTU <
/ © Insajderi /