Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019. Në raportin e publikuar ceken edhe dy emrat më të shpeshtë të fëmijëve për vitin 2019, njofton Insajderi.
Emrat më të shpeshtë të fëmijëve për vitin 2019 ishin Alea dhe Ajla për vajza dhe Amar dhe Ajan për djem.
“Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129). Ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129)”, shkruhet në raportin e ASK-së.
Të dhënat në këtë publikim janë grumbulluar nga zyrat e gjendjeve civile. /Insajderi.com