Këtë 14 shkurt, Kendall Jenner zyrtarizoi lidhjen me një fotografi të vetme

Këtë 14 shkurt, Kendall Jenner zyrtarizoi lidhjen me një fotografi të vetme

Kendall Jenner dhe Devin Booker, zyrtarizuan lidhjen në Instagram, njofton Insajderi.

Modelja 25 vjeçare dhe basketbollisti 24 vjeçar, ndanë fotografitë e tyre të parë së bashku në ditën e të dashuruarve.

Në foton e Jenner, dyshja shfaqen duke u përqafuar të shtrirë në një banak kuzhine, ndërkaq basketbollisti ndau një fotografi ku ata shihen duke shijuar momente të bukura në natyrë.

Asnjëri nga ata nuk përshkroi fotografinë me ndonjë dedikim romantik në nder të ditës, duke e parë si të mjaftueshme vetëm një ‘emoji’ zemër.

Sipas revistës “People”, dyshja nxitën thashetheme se janë në një lidhje në majin e vitit të kaluar, ku ata bënë një udhëtim së bashku nga Los Anxhelosi në Arizona. Pas udhëtimit, ata shpesh u panë në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë verës. /Insajderi.com