Rave Travel prezenton ne episoden e radhes me Liburn, Me radhë në valën e transmetimeve të drejtpërdrejta të sesioneve të DJ-ve vendorë në platformen e RaveTravel vjen Liburn, Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje.
Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë.
Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller.
Nga fillet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia. Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku ndezet nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjërë nga minimal e deri te house music.
Së fundmi Liburni e bashkëthemeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.
Sesionin e drejtëpërdrejtë të tij mund ta ndiqni të Shtunen më 1s mars nga ora 20:00 në Rave Travel (Facebook), si dhe në faqe të Insajderi.com
Kjo është performance e tretë me radhe që organizohet nga Rave Travel. Kjo performance do të jetë akoma me speciale pasi që RAVE ka ndertuar një Studio të re për llojin e përformancave live.