Këtë fund vit Arbana Osmani lumturoi dikë po neve na la të përlotur

Këtë fund vit Arbana Osmani lumturoi dikë po neve na la të përlotur
Burimi i fotografisë: Instagram @ArbanaOsmani

Pas moderimit të “Big Brother”, ishte “Dua të të bëj të lumtur”, një format që i dha Arbana Osmanit mundësinë të shëlqente si moderatorë dhe sukses të madh, njofton Insajderi.

“Dua të të bëj të lumtur”, përgjatë shumë edicioneve dhe puntatave i dha protagonistëve shumë lumturi, e cila u përcoll edhe nëpërmjet ekraneve në shtëpitë tona.

Dhe, Osmani nuk do të përmbyllte vitin pa një histori të bukur që na nxjerrë lot gëzimi.

Nëse ndiqni moderatoren në Instagram, ajo ka realizuar një lojë ku i kishte ftuar ndjekësit të bënin tag një person për të cilin Arbana do gatuante një gjel deti dhe do ia dërgonte atij personi në shtëpi pikërisht në mbrëmjen e fundit të vitit.

Moderatorja mbajti premtimin e saj. Ajo zgjodhi një emër, që ishte një pensionist i vetëm në shtëpi, pasiqë vajzat e tij jetonin larg.

 

Ajo publikoi një video ku shihet rrugës me partnerin e saj Eduart Grishaj, teksa po merrnin rrugën për në shtëpinë e zotërisë.

Kur mbërriti ajo u kyç live në Instagram, dhe të gjithë ndjekësit e saj patën mundësinë të ndiqnin befasinë e moderatores.

Zotëria tregon një histori të dhimbshme familjare, teksa rrëfen për vdekjen e bashkëshortes së tij një vit më parë dhe se si ndjen mall të pashuar për dy vajzat që jetonin larg tij.

Më vonë moderatorja tregoi se ajo do postonte të plotë incizimin live në shtëpinë e tij, për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin.

Më pas ishte koha që Arbana dhe Eduarti të iknin për në shtëpinë e tyre. Pasi hipën në makinë, Arbana postoi edhe disa video tjera, duke shpjeguar emocionet e bukura dhe të melankolisë që kishte ndjerë gjatë vizitës. /Insajderi.com