Këtë vit “Kënga Magjike” do të shpërblejë si asnjëherë më parë artistët pjesëmarrës

Këtë vit “Kënga Magjike” do të shpërblejë si asnjëherë më parë artistët pjesëmarrës

Festivali  përvitshëm i “Këngës Magjike” i drejtuar nga Ardit Gjebrea do të mbahet këtë vit, njofton Insajderi.

Teksa artistët po përgatititn materialet e tyre muzikore për t’i prezantuar në spektatkël, Gjebrea ka zbuluar edhe datat ku do të mbahen eventi i madh.

“Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen”, ka treguar ai me anë të një postimi në Instagram.

Por ky vit do të vijë më ndryshe – artistët pjesëmarrës do të shpërblehen me para. Ky solidaritet është bërë për të nxitur artistët që të mbajnë gjallë magjinë e këngës shqipe.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea në një postim në Insatagram duke zbuluar se artistët pjesëmarrë do të shpërblehen me nga 200 mijë lek ndërkaq fituesi do të marrë 500 mijë lek.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.  Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe”, shkruan Gjebrea. /Insajderi.com