Këto ditë Loredana nuk përdori asnjë filtër Instagrami për këtë arsye

Këto ditë Loredana nuk përdori asnjë filtër Instagrami për këtë arsye

Para pak ditësh, Loredana publikoi një fotografi që në fokus kishte fytyrën e saj. Reperja ishte pa pikë grimi në fytyrën e saj dhe shkruante, “Kjo jam unë në të vërtetë”.

Ditëve në vazhdim, ajo ndau me ndjekësit e saj një sërë fotografish, të pa edituara nga filtrat e gatshëm të Instagramit, njofton Insajderi.

Në fotografitë e ndara i vetmi efekt në fytyrën e saj ishte dielli rrëzëllues që shkëlqente lëkurën e saj. Ajo nuk mbuloi asnjë shenjë, as një diskolorim të lëkurës dhe asnjë puçërr.

Ishte kjo mënyrë e saj për të përçuar një mesazh tek ndjekësit e saj – herë pas here të qëndrojmë larg filtrave.

Sipas saj të gjithë jemi të bukur pa efektet vizuele që ofron aplikacioni dhe se të gjithë mund të ndjehemi njëjtë, me të gjitha imperfeksionet tona.

“Me vetëdije vendosa të mos përdorja filtra sot. Dhe është kaq bukur. Shpresoj që edhe në të ardhmen të mos përdor filtra sa më shumë që të mundem. Edhe ti je gjithashtu e bukur pa filtra! Unë do përdor gjithsesi disa filtra hahaha… por ndonjëherë duhet të mos i përdor. A u ndjetë sikur të gjithë dukemi njësoj?”, ka shkruar ajo në një postim. /Insajderi.com