
Për vite të tëra, paraqitja e kuruar dhe fotosesionet e të famshmeve kanë ndryshuar perceptimin tonë se si një grua duket në realitet. Aq sa një gjë e tillë ndikon në vetë-vlerësimin e një gruaje.
Por ajo që shohim në tapetin e kuq, revista dhe Instagram janë një produkt i një pune ekipore dhe reklamim i një realiteti jo aq të vërtetë.
Këngëtarja Katy Perry po shijon ditët e fundit të shtatzënisë me parnterin e saj aktorin, Orlando Bloom, njofton Insajderi.
Ajo është fotografuar në plazh nga Daily Mail, e veshur me rroba banje, me barkun e rrumbullakosur dhe me disa kilogramë më tepër. Katy dukej teksa po shijonte një ditë të nxehtë në plazh, e shkujdesur, me flokët e rrëmujshëm, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim në ekran.
Andaj themi se është relaksuese kur sheh një yll botëror në formën e saj më të pakuruar, shtatzënë dhe e lumtur teksa shijon ditën e saj në plazh. /Insajderi.com