Këto janë të gjitha detajet për këngën e re të Melisa Lleshit

Këto janë të gjitha detajet për këngën e re të Melisa Lleshit

Të gjithë fansat e saj po presin me padurim për këngën e dytë me radhë të Melisa Lleshit.

Pas këngës debutuese “U kry” para dy muajsh, Melisa Lleshi është gati për këngën e radhës që do të titullohet “Leje”.

Ajo paralajmëroi këngën e re me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë një fotografi dhe sekuenca të videoklipit.

Shumë kanë arsye të besojnë se videoklipi do të jetë edhe konfirmim i lidhjes së saj me Andi Shehin, pasi që është kuptuar se ai do të jetë pjesë e tij.

Sipas postimit të saj të fundit pritjes për këngën e re i vjen fundi sapo ora të shënojë mesnatë. /Insajderi.com