Disa ushtrime, si joga, mund t’ju ndihmojnë përmes ngërçeve të dhimbshme, ndërsa gjithashtu ju japin një përforcues të humorit.
Dy studime të fundit në fakt na tregojnë se cilat ushtrime janë veçanërisht të mira dhe si funksionojnë ato. Ato jo vetëm që zvogëlojnë spazmat e muskujve por edhe relaksojnë barkun për rehatinë tuaj. Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, apo jo?
“Bright Side” ju sjellë disa nga ushtrimet më të dëshmuara për lehtësimin e dhimbjes, të cilat mund të bëhen në mënyrat e mëposhtme, transmeton Insajderi:
Poza kobra.
Çfarë duhet të bëni:
- Shtrihuni në bark me duart e vendosura përpara shpatullave, dhe majat e këmbëve në dysheme.
- Drejtoni bërrylat dhe shtyjeni gjoksin nga toka.
- Butësisht shtyni brinjët anësore përpara.
- Mbajeni për 15 deri në 30 sekonda.
Si funksionon:
Ky pozicion tonifikon mitrën dhe vezoret, gjë që është e rëndësishme për shëndetin menstrual.
Poza e peshkut.
Çfarë duhet të bëni:
- Shtrihuni në shpinë dhe ngrihuni lart në parakrahët tuaj, të cilët duhet të jenë të rrafshët në dysheme. Krahët e sipërm duhet të jenë në kënd 90° me dyshemenë.
- Rrëshqitni në pjesën e pasme të dyshekut, shtypni gjoksin lart dhe rrokullisni shpatullat mbrapa.
- Shtypni pëllëmbët në tokë dhe ulni majën e kokës në drejtim të tokës, duke mbajtur këmbët dhe gishtërinjtë tuaj të tensionuar.
- Mbajeni pozën për 10 deri në 15 frymëmarrje.
Si funksionon:
Ndihmon duke rritur furnizimin me gjak të organeve të legenit, si dhe duke përmirësuar fleksibilitetin e shtyllës kurrizore.
Poza fjongo.
Çfarë duhet të bëni:
Shtrihuni në bark, nxirrni frymë dhe përkulni gjunjët për t’i sjellë thembrat sa më afër vitheve.
Mbërrini mbrapa dhe mbajeni në kyçet e këmbëve, duke u siguruar që të mos i mbani shputat tuaja dhe që këmbët tuaja të jenë të hapura në gjerësinë e ijëve.
Merrni dhe ngrini thembrat lart, pastaj ngadalë ngrini kofshët, trupin e sipërm dhe kokën.
Mbajeni për 20 deri në 30 sekonda.
Si funksionon:
Kjo do të ndihmojë për të stimuluar mitrën, si dhe për të rritur rrjedhën e gjakut. Nëse jeni dikush që vuani nga dhimbja e shpinës gjatë menstruacioneve, atëherë edhe kjo mund t’ju ndihmojë! /Insajderi.com