Çifti, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi janë dyshja më e përfolur e momentit, dhe jo pa shkas. Javë më parë, në mënyrë të papritur ata konfirmuan se janë në lidhje, kur një publik i tërë pandehnin se Tea ishte në lidhje me Andi Shehun pas daljes së tyre nga formati “Për’puthen”, njofton Insajderi.
Që nga bërja publike e lidhjes së tyre, produksioni i emisionit të dashurisë kanë këmbëngulur që ata nuk ishin në dijeni të lidhjes, ndonëse Tea pandehte të kundërtën.
Me anë të një videoje të Teas e titulluar “E vërteta”, ajo pohon se produksioni ishte në dijeni se çfarë po ndodhte mes tyre, madje dinte edhe për çdo udhëtim që Tea bënte drejt Kosovës – edhe Andi gjithashtu. Ama thekson se Arjan Konomi nuk ishte në dijeni të asnjë detaji.
Në videon e njëjtë, ajo pranoi se publikimi i fotografive ku ata shfaqeshin duke u puthur, ishte i qëllimshëm sepse nuk donte të jetonte një gënjeshtër.
Sot, një nga ndjekësit e Teas kërkoi dëshmi konkrete që tregonin se në fakt, produksioni ishte në dijeni. Ish-konkurrentja respektoi kërkesën e ndjekësit dhe publikoi një bisedë që ishte bërë me një nga gazetaret e emisionit.
Në bisedat e publikuara shihet që gazetarja e emisionit i kërkon asaj fotografi me Andin, që t’i kishte si material për reklama të ndryshme. Ndër të tjera ajo i thotë se i duhen edhe fotografi nga nata e Vitit të Ri, që publiku të besonte se ajo kaloi ndërrimin e mot moteve me familjen e tij.
Mirëpo Tea nuk i ka dërguar dhe dëgjohet t’i thotë me një mesazh zanor: “O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”. /Insajderi.com