Khloe Kardashian akuzohet për ‘fotoshop’ në fytyrë

Khloe Kardashian akuzohet për ‘fotoshop’ në fytyrë

Khloe Kardashian është përplasur me ndjekësit për shakak se e akuzuan për ‘fytyrë të re’ në Instagram.

Ylli i reality-shout, Khloe Kardashian ka bërë editimin e fytyrës në një postim të fundit në Instagram, shkruan TheSun.

35-vjeçarja, nënë e një fëmije, habiti fansat pasi postoi një foto me pamje krejt ndryshe muajin e kaluar.

Ajo madje u detyrua të largonte komentet pasi një seri komentesh vunë në dyshim tiparet e saj në ndryshim.

Një llogari e quajtur “Celebface” pretendon se Khloe ka edituar fytyrën teksa publikoi edhe imazhe tjera të yllit, duke ia krahasuar me ato në tapetin e kuq.

Ndjekësit besojnë se teknikat e redaktimit të Khloe i kanë dhënë asaj një “fytyrë krejt të re”.

Ajo më parë u tha se bëri operacion hundën, por një gjë të tillë e kishte mohuar, madje me një ‘make-up tutorial” për “Vogue” ajo treoi se si mund ta ndryshoni formën e hundës me grim.