Khloe Kardashian nuk pati marrëdhënie intime në adoleshencë sepse e ëma i tregonte fotografi të frikshme

Khloe Kardashian nuk pati marrëdhënie intime në adoleshencë sepse e ëma i tregonte fotografi të frikshme

Khloe Kardashian sot është nënë e një vajze dyvjeçare, por dikur ajo tmerrohej nga ideja e shtatzënisë, krejt kjo falë bisedave shumë grafikë të seksit në adoleshencë me të ëmën, Kris Jenner.

“Tmerrohesha nga ideja e të mbeturit shtatzënë”, tha Khloe për vitet e adoleshencës së saj në një episod të fundit të “Lady Parts”, njofton Insajderi.

“Prindërit më frikësonin duke më thënë ‘ky është herpesi” dhe duke më treguar fotografi. Më kujtohet kur nëna ime mi tregonte ato fotografi – oh Zoti im, unë duhej t’i shihja këto fotografi, dhe nëse do bëja seks, kjo do të më ndodhte mua dhe kisha shumë frikë”.

Megjithëse Khloé, ishte dekurajuar nga seksi paramartesor, ajo tha se i kërkoi nënës leje për përdorimin e pilulës së kontrollit të lindjes. /Insajderi.com