
Kris Jenner ka treguar që Khloe Kardashian nuk është ndalur së qari që prej konfirmimit të anulimit të Keeping Up With The Kardashians.
Kris kishte shumë emocione kur u hap për përfundimin e serialit në një bisedë me producentin Ryan Seacrest.
Ajo e pranoi që 2020 ishte koha e duhur për të përmbyllur këtë serial, mirëpo të gjitha kishin filluar të qanin.
“Mendoj që Khloe e mori më së keqi dhe ende nuk është ndalur së qari prej lajmërimit. Ajo është kaq e ëmbël dhe emocionale për këtë”
Kris gjatë intervistës e pranoi që prap po i vinte për të qarë.
“U zgjova në mëngjes në ora 5 dhe ishim në gym bashkë me Kloe dhe Kim, mbetëm duke parë njëra tjetrën dhe thamë “Uau, gjithë ky udhëtim”./Insajderi.com