
Mediat kanë shkruar shpesh për Kiara Titon dhe pikëpyetjet nëse ajo ka bërë apo jo operacione palstike. Shpesh personazhete kanë të vështirë t5ë pranojnë nëse kanë bërë apo jo ndërhyrje edhe pse Kiara është diçka në mes midis pohimit dhe mohimit.
E detyruar nga ngacmimet, ajo doli me një postim pak kohë më parë ku sqaronte çdo gjë. “Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjitha komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdokush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë tani?”. Por më pas Kiara sqaroi me një postim të dytë se kjo ishte shakaja e saj e 1 prillit dhe se operacione nuk ka bërë vërtet!
E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Aulona dhe Fatma e kanë ngacmuar mbi faktin që ajo drejton një emision fokusuar mbi operacionet plastike dhe si ka mundësi që ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.
“Kush tha që unë s’kam bërë asnjë gjilpërë?
Ishte shaka për një prillin ajo. Përpara se të filloja emisionin më hipi ajo dëshira për të bërë (ndërhyrje). Shihja mjekët italianë, profesionistë dhe thoja: Pse mos të jem dhe unë në duart e këtyre. Njëherë u fiksova me hundën, pastaj u fiksova me vetullat me ballin. Nuk e di kisha një lloj ndjesie. Shikoja pastaj se çfarë bëhej aty vërdallë dhe nuk është dhe aq gjë e bukur sepse është i vështirë çdo operacion plastik. Aty më iku fare dëshira sepse ti mund të ndryshosh pamjen e jashtme por jo atë që ndjen brenda. Të jemi të sinqerta secila prej nesh do të donte të ndryshonte diçka.”,-është shprehur Kiara.