
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Kida sapo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në muzikën ndërkombëtare.
Kida projektin e radhës muzikor do ta realizoj nën përkujdesjen e shtëpisë më të madhe botërore të muzikës, Sony Music France/Columbia.
Në ditët në vazhdim pritet të shihet se çfarë përmbanë kjo marrëveshje ndërmjet Kidës dhe kësaj shtëpie monumentale muzikore.
Mirëpo, vet Kida ka konfirmuar se Sony është familja e saj.
Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info menaxheri i Kidës, Enis Fetahu.
Sony/Columbia ka nën menaxhim artistë të njohur botërorë, si Beyonce, Rosalia, Mariah Carey, Adele, Celine Dion, e shumë të tjerë.