Kida ‘bombardohet’ me komente negative për këngën e re

Kida ‘bombardohet’ me komente negative për këngën e re

Këngëtarja e njohur, Kida ka lansuar mbrëmë projektin e saj më të ri të titulluara  ‘Dinero’.

Kënga që nga momenti i lansimit ka marrë numër të madhe të klikimeve në platformën Youtube, por siç duket diçka nuk ju ka pëlqyer fansave të saj.

Ata ‘shpërthyen’ në kritika duke sugjeruar këngëtaren të ndërroj urgjentisht bashkëpunëtoret.

Ka pasur shumë nga të tjerë që kanë kritikuar tekstin e këngëtares, pasi që është një tekst ndryshe që nuk jemi mësuar të interpretohet nga ajo.

Në anën tjetër, Kida këtë sezone ka qenë e angazhuar shumë me koncerte muzikor, të cilat janë duke vazhduar ende.

Ajo ka qenë edhe pjesë e këngës së Butrint Imerit ku bashkëpunëtor ka qenë edhe Ledri, e padyshim që mund të themi që ka qenë hiti i kësaj verë.

 

Kënga e cila titullohet “Dale “që dy muaj nga lansimi ka arritur mbi 47 milionë klikime./Insajderi.com