Kida publikon pamje nga videoklipi i ardhshëm me reperin gjerman

Kida publikon pamje nga videoklipi i ardhshëm me reperin gjerman

Postimet e para një muaji në Instagram nga ana e Kidës dhe reperit gjerman, Samra ngrenë dyshimet se të dy po vinin në një bashkëpunim, njofton Insajderi. Dhe ashtu ndodhi, ata të dy kanë bërë zyrtare se po bashkëpunojnë.

Së fundmi Kida ka udhëtuar drejt Dubait, ku besohet se atje është realizuar edhe videoklipi i ardhshëm me Samra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Në disa fotografi ajo shfaqet në një palë kominoshe aspak tradicionale të punuara me lëkurë rozë. Si gjithnjë, për veshjen e saj u përkujdes kreatorja Diana Qerimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Të dy bashkëpunëtorët në këngën e re akoma nuk kanë ndarë detaje të lansimit të këngës dhe videoklipit. /Insajderi.com