
Pritjes i erdhi fundi!
Projekti muzikor i shumëpritur nga ndjekësit e Kidës, i cili është në bashkëpunimin me reperin Semra, do të publikohet sonte, e enjten, njofton Insajderi.
“Lila” mbanë titullin kënga e cila do të publikohet në orën 23:59, para hyrjes në ditën e premte, ka njoftuar vetë artistja.
Ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video e shkëputur nga projekti.
Po ashtu, Kida ka publikuar edhe një tjetër postim paralajmërues të shoqëruar me disa fotografi.
Ndryshe, “Drunk” është realizimi më fundit muzikor i këngëtares i lansuar në muajin dhjetor, videoklipi i të cilit është shikuar mbi 20 milionë herë në YouTube./Insajderi.com