Kim dhe Khloe Kardashian duken të tendosura gjatë xhirimeve të Keeping Up With The Kardashians

Kim dhe Khloe Kardashian duken të tendosura gjatë xhirimeve të Keeping Up With The Kardashians

Kim dhe Khloe Kardashian dukeshin në gjendje të skajshme kur po xhironin skenat e reja për Keeping Up With The Kardashians.

Motrat u fotografuan kur po filmonin sezonin e ardhshëm të reality show që do të dalë me 17 shtator.

Javën e kaluar familja shokoi adhuruesit kur paralajmëroi që seriali do të përfundojë në vitin 2021, pas 20 sezonash dhe 14 vitesh lansimi.

Ende nuk dihet nëse do të xhirohen edhe dy sezona tjera, mirëpo dy motrat dhe Scott Disick u fotografuan përderisa dukeshin jo aq të disponuar.

Me siguri edhe ata janë duke tentuar të kthehen në normalitet pasi e gjithë bota është në karantinë.

Kim ishte veshur me një komplet të bardhë, një bluzë e shkurtër me një fund të gjatë e të ngushtë, përderisa Khloe kishte zgjedhur një stil më të zakonshëm me xhinse dhe një bluze bardh e zi. Scott në anën tjetër, kishte vendosur të mos dal jashtë stilit monochrome të motrave, i veshur krejtësisht me të zeze./Insajderi.com

Burimi: Mirror