Kim Kardashian bëhet miliardere, merr urimin e pazakontë nga bashkëshorti

Kim Kardashian bëhet miliardere, merr urimin e pazakontë nga bashkëshorti

Kanye West është padyshim një bashkëshort krenar për statusin ekonomik të Kim Kardashian. Ajo tashmë është një tjetër anëtare e familjes që u bë një miliardere.

“Unë jam shumë krenar për gruan time të bukur Kim Kardashian West që u bë zyrtarisht miliardere”, shkroi Kanye në Twitter. “Ti ke luftuar stuhitë më të çmendura dhe tani Zoti po shkëlqen mbi ty dhe familjen tonë”.

Fjalë të bukura padyshim për një bashkëshort drejtuar bashkëshortes, mirëpo e pazakontë është fotoja që i kishte bashkangjitur urimit.

Në foto shihen disa perime të freskëta dhe lule. Ndonëse ende e paqartë për simbolikën e këtij postimi, ai e përfundon shkrimin me një “Ne të duam shumë”. /Insajderi.com