Kim Kardashian-West, sapo ka dhuruar një milion dollar për “Fondin Armenia”, që synon të ndihmojnë njerëzit e ngecur në konfliktin e vazhdueshëm të vendit, njofton Insajderi.
Kardashian e cila është me origjinë armeniane, foli më parë për konfliktin që ndodhi në vend, ku ka luftime të dhunshme që shpërthejnë në dhe përreth Nago-Karabakut.
Ajo dhe motrat e saj të famshme, Khloe dhe Kourtney, hynë në Instagram të shtunën për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe “Fondin Armenia”, i cili kërkon të sigurojë ushqim, strehim, kujdes mjekësor dhe përpjekje të tjera ndihmëse humanitare për ata që preken nga konflikti.
Sipërmarrësja më pas inkurajoi ndjekësit e saj të përfshiheshin duke dhuruar vetë ose thjesht duke përhapur fjalën në mënyrë që të tjerët të ndihmonin gjithashtu. /Insajderi.com
Burimi: Fox News