Kim Kardashian detajon momentin kur kuptoi se njerku i saj do të jetë grua

Kim Kardashian detajon momentin kur kuptoi se njerku i saj do të jetë grua

Kim Kardashian është shumë me shumë se vetëm një personalitet televiziv. Ajo tani është një avokate, sipërmarrëse dhe një biznesmene shumë e suksesshme, njofton Insajderi.

Ajo së fundmi ka ndarë shumë detaje të jetës personale në një intervistë me David Letterman, “My Next Guest Needs no Introduction”, e cila do të lansohet e plotë në platformën e transmetimit, “Netflix”, me datë 21 tetor.

Ndërsa bisedonte me Davidin, Kim foli edhe për tranzicionin e ish-njerkut, Caitlyn Jenner.

Ndërsa Kim e detajonte atë, ajo për herë të parë e pa Caitlyn me veshje grash kur ishte 26 vjeçare. Kris ishte jashtë qytetit dhe Kim, e cila po jetonte me ta në atë kohë, hyri në garazh dhe gjeti njerkun e saj të veshur si një grua.

Keeping Up With the Kardashians': Kim Kardashian over Caitlyn Jenner -  Insider

Siç tregon Kim, ajo kaloi pranë saj, paketoi një çantë dhe shkoi në shtëpinë e Kourtney. Së bashku, motrat Kardashian iu drejtuan internetit për përgjigje në lidhje me atë që kishin parë, duke gjetur vetëm episodin e Oprah Winfrey për një grua transgjinore.

Në atë kohë, Kim tha se ajo dhe Kourtney nuk e kuptuan se çfarë do të thoshte. Përfundimisht, Caitlyn thirri Kim dhe i tha: “Kurdo që të jesh gati, do të doja të ulesha dhe të flisja me ty. Por, ndërkohë, mos i trego askujt. Mamaja jote nuk ia ka idenë për këtë, dhe do të më vrasë”.

Kur Kim mbushi 30 vjet, Caitlyn erdhi dhe shpjegoi të vërtetën e saj. Kim shtoi, “Ajo tha: i kam pasur këto ndjenja që kur isha një fëmijë 4-vjeçar”.

Në një intervistë për “20/20” me Diane Sawyer në prill të vitit 2015, Jenner doli hapur si një grua trans, duke thënë se “për të gjitha qëllimet dhe qëllimet, unë jam një grua”. Jenner kishte veshur rroba grash [ër shumë vjet dhe mori terapi zëvendësuese të hormoneve, por u ndal pasi romanca e saj me Kris Kardashian u bë më serioze, duke çuar në martesë në vitin 1991.

Në vitin 2015, Jenner tha se ajo kurrë nuk është tërhequr seksualisht nga burrat, por gjithmonë nga gratë, dhe se, duke mbajtur parasysh vështirësinë që njerëzit kanë për të kuptuar ndryshimin midis orientimit seksual dhe identitetit gjinor, ajo identifikohej si aseksuale aso kohe. Jenner iu nënshtrua një operacioni kozmetik, dhe përfundimisht përfundoi operacionin e rivendosjes së seksit në janar të vitit 2017. /Insajderi.com

Caitlyn Jenner, 70, says she does not regret marrying Kris Jenner and  having Kendall and Kyle | Daily Mail Online

Burimi: E Online, Wikipedia