Kim Kardashian dhe Kylie Jenner vallëzojnë në të brendshme në videoklipin e Kanye West që nuk duhej t’a shihte askush

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner vallëzojnë në të brendshme në videoklipin e Kanye West që nuk duhej t’a shihte askush

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë paraqitur në një video të vitit 2017 e cila është hakuar dhe ka dalë online.

Videoklipi vjen nga një bashkëpunim mes ish të dashurit të Kylie, Tyga dhe Kanye West.

Regjinë e këtij videoklipi e ka bërë Eli Russell Linnetz, dhe në të paraqiten dy motrat, të dyja me paruke të bardha, Kyle me flokë të shkurtëra, ndërsa Kim me flokë të gjata.

Kim vallëzon duke nxjerrë në pah figurën e saj që e bëri të famshme, me të brendshme të zeza që lënë pak vend për imagjinatë. Edhe Kylie është e veshur me të brendshme, një komplet me material të ndritshëm në ngjyrë të kaltër të hapur.

Kim ishte betuar të mos vallëzonte kurrë më në publik, pasi këngëtari i famshëm Princ e kishte përzënë nga skena në një prej koncerteve të tij, në këtë video bën ‘squats’, nën ritmet e repturës së burrit të saj.

Videoja ka një tendencë psikodelike, me ngjyra ku dominon e kaltra indigo dhe të dy motrat portetizohen si gjigande që luajnë me makina. Në një pjesë Kim i hap këmbët dhe Kylie duket sikur del prej saj apo sikur lind nga Kim.

Regjisori Eli Rusell Linnetz ka thënë për E! News: “E kam bërë regjinë e kësaj videoje 3 vite më parë. Askush tjetër nuk e ka parë deri më tani. Kylie del nga vagina e Kim, që është një metaforë që nuk do të kishte Kylie pa Kim”.

“Është një portretizim i ikonografisë amerikane, e vendosur në një set futuristik. Videoja ishte realizuar për 5 muaj mirëpo nuk u lansua kurrë sepse Kylie dhe Tyga u ndanë”, përfundon Linnetz./Insajderi.com