Kim Kardashian e zhgënjyer pasi nuk mundi ta shpëtojë martesën

Kim Kardashian e zhgënjyer pasi nuk mundi ta shpëtojë martesën

Kim Kardashian pasi që nuk mundi ta shpëtojë martesën me Kanye West thuhet se po ndjehet e zhgënjyer.

Ditë më parë ajo bëri të ditur se ka nënshkruar letrat e divorcit nga Kanye West, shkruan ‘Mirror’, transmeton Insajderi.

Çifti i cili kanë katër fëmijë, kanë marrë vendimin, disa muaj pas spekulimeve që qarkulluan në media.

Edhe pse thuhet se ajo është e para që nënshkruajti për divorc, Kim tashmë po ndihet e zhgënjyer.

“Ani pse për muaj me radhë ka pasur aludime, është ende emocionale për Kim. Ajo është e zhgënjyer që nuk mund ta shpëtonte martesën”, ka thënë një burim për “People”.

E sa i përket një lidhje të re dashurie, Kim sipas burimeve nuk është në gjendje ta mendojë atë pjesë. /Insajderi.com